Alvaro Morata është një nga emrat më të lakuar të kësaj merkatoje verore.
Sulmuesi është aktualisht i grumbulluar me Atletico Madrid me “Los Colchoneros” që po kryejnë fazën përgatitore në Meksikë.
Spanjolli është në listën e skuadrave më në zë italiane si Inter, Juventus dhe Roma.
Madje, verdhekuqtë e kanë të preferuar me trajnerin Jose Mourinho që e vlerëson Moratën për shkak të eksperiencës së shkuar në Serie A.
Megjithatë, është vetë Morata që për momentin “fik” zërat e merkatos dhe shprehet se ndjehet i lumtur te Atletico Madrid.
“Po punoj me Atleticon dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e tyre.
Zërat e merkatos? Epo, nuk mund t’i kontrolloj lajmet e merkatos. Unë për momentin mendoj vetëm për Atletico Madrid dhe dua të përmirësohem”, u shpreh Morata.