Situatë e veçantë mes Jurgen Klopp dhe një tifozi të Liverpool-it, që po i kushton trajnerit gjerman disa kritika dhe polemika.
Në rrjetet sociale, në fakt, në TikTok dhe Twitter trajneri i Të Kuqve “shpërthen” ndaj një tifozi që i kërkon autograf.
Duke gjykuar nga pamjet, Klopp ndoshta i drejtohet fansit me ironinë e tij të zakonshme, siç ndodh shpesh në përgjigjet e tij për disa gazetarë në sallën e shtypit.
Megjithatë, në këtë rast, ai që dukej si ton armiqësor i kushtoi shtrenjtë.
Pas ndeshjes kundër Bayern Munich, trajneri u thirr nga një tifoz për të firmosur një fanellë.
Menjëherë trajneri saktësoi: “Shpejt, realisht nuk kam kohë tani”.
Deri më këtu nuk ka asgjë të keqe, përveç se ndërsa trajneri po firmoste fanellën, ai tha i zemëruar:
“Duhet ta mbash mirë këtë dreq fanelle”.
Një shprehje që u pasua nga “faljet” e tifozit, i cili u gjend pak në siklet.
Të qenit tepër i drejtpërdrejtë në sjelljet e tij i kushtoi shtrenjtë Klopp-it, i cili për shkak të kësaj situate mori kritika të ndryshme edhe pse, duhet thënë, me gatishmërinë e tij të zakonshme kishte pranuar të gëzonte tifozin duke plotësuar kërkesën e tij.