Nuk ka më dyshime mbi të ardhmen e Stiven Shpendit, futbollist 20-vjeçar me origjinë nga Puka, që bashkë me vëllanë e tij binjak, Cristian, është pjesë e Shqipërisë U-21, që drejtohet nga Alban Bushi.
Sipas Gianluca Di Marzios, gazetar italian i specializuar në tregun e futbollistëve, Stiven Shpemdi do të jetë futbollit i Empolit, skuadër që gjithmonë ka qenë favorite për të marrë shërbimet e shqiptarit.
Sulmuesi i talentuar shqiptar, bëri shumë mirë gjatë sezonit të fundit me Cesenan në Serie C, duke shënuar 12 gola.
Shtypi italian raportoi se drejtuesit e Pisës, skuadër që ka emëruar Alberto Aquilanin si trajner, kanë ofruar më shumë për kartonin e Shpendit (2.5 mln euro + bonuse), mirëpo futbollisti ka kërkuar me ngulm të luajë në Serinë A dhe ka shtyrë drejtuesit e Cesenas të pranojnë ofertën e Empolit. Toskanët kanë ofruar 2 mln euro për bardhezinjtë, duke u lënë edhe 30% të kartonit.