Kjo e shtunë do të jetë dita e prezantimit të Rasmus Hojlund te Manchester United.
Sulmuesi danez do të prezantohet para tifozë në “Old Trafford” me rastin e miqësores kundër Lens.
Manchester United do t’i paguajë Atalantës për Hojlund afër 70 milionë euro.
Sulmuesi nordik do të nënshkruajë për klubin e “Djajve të Kuq” për 5 sezone, deri në vitin 2028.
Hojlund, 20 vjeç, është pjesë e Atalantës që nga viti 2022, kur iu bashkua skuadrës italiane nga austriakët e Sturm Graz.