Besa e Dobërdollit gati për startin e sezonit, në gjenerale demolon Teteksin

Futboll

Besa e Dobërdollit gati për startin e sezonit, në gjenerale demolon Teteksin

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 12:24
Besa e Dobërdollit

Besa e Dobërdollit të premtën ka zhvilluar ndeshjen e fundit kontrolluese në prag të sezonit të ri në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë, në ndeshjen e zhvilluar në Vrapçishtë mundi Teteksin me shifrat 4:1.

Fiton Ademi hapi serinë e golave, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Armend Alimi, Kristijan Jovanovski dhe Lavdrim Skenderi.

Në anën tjetër golin e vetëm për skuadrën tetovare e realizoi, Mihajlo Jakimoski.

Kujtojmë, të shtunën e ardhshme, edhe zyrtarisht hap siparin sezoni i ri në Ligën e Dytë, ndërsa të dyja këto skuadra ndeshjet e tyre të para do ti zhvillojnë në transfertë.

Besa do të jetë mysafir i Osogovës në Koçani, ndërkohë Teteksi do të udhëtojë drejt Prilepit, për tu përballur me Pobedën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat