Sulmuesi firmos me klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Remzifaik Selmani ndërpreu kontratën me Partizanin përpara disa ditësh dhe duket se ka gjetur menjëherë një skuadër të re.
Sulmuesi 26-vjeçar është rikthyer në kampionatin e Maqedonisë së Veriut duke firmosur me klubin shqiptar të Gostivarit.
Në Maqedoninë e Veriut, Selmani ka luajtur dhe për skuadrat e Renovës dhe Shkëndijës.