Gentrit Ulluri është përforcimi më i ri i Malishevës.
Skuadra nga elita e futbollit ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit të talentuar.
Ulluri sezonin e fundit ishte pjesë e Feronikelit 74, ku i ndihmoi kësaj skuadre të futet për herë të parë në Superligë.
"Gentrit Ulluri i bashkohet Malishevës
Klubi njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Gentrit Ulluri nga Feronikeli në Malishevë",njofton FC Malisheva.