E ka pranuar edhe vetë: do të jetë gjithmonë një idhull i Juventus-it. David Trezeguet, për 10 vite bardhezi, shënoi një faqe të rëndësishme në historinë e Juventus-it.
Nga kampionatet e para e deri te qëndrimi i tij me ekipin në Serie B, një dashuri që nuk kaloi dhe e kujton me kënaqësi në intervista edhe sot.
Këto janë fjalët e tij në video së bashku me youtuberin argjentinas Ezzequiel:
“Pendimi im më i madh është që nuk kam fituar Champions League. Edhe nëse mes Champions-it me Juven apo Libertadores me Riverin, do të kisha zgjedhur të fitoja me argjentinasit.
“Unë jam një idhull tek Juventus, nuk do të kisha luajtur kurrë për Inter-in.
Nuk është rastësi që Cordoba është ai me të cilin jam grindur më shumë dhe Materazzi është sigurisht i pari në renditjen e atyre që më kanë goditur më shumë në fushë”.
Duke iu rikthyer kapitullit të Juventus-it: “Zidane është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë, ndërsa Del Piero ai me të cilin kuptohesha më mirë në fushë. Marcello Lippi është i pari në renditjen e trajnerëve të mi, për portën zgjedh Gigi Buffon”.