Shkëndija e Tetovës kthehet me tre pikë nga Ohri, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 debutuesit Voska Sport, në hapje të edicionit të ri të elitës së futbollit maqedonas.
Derbi shqiptar u përshkua me rivalitet dhe një fitore në frymën e fundit e kuqezinjve.
Futbollisti Aganspahiç me gol në minutat shtesë i jep në start tre pikë tetovarëve.
Voska startoi me humbje por beson e shpreson se do të arrijnë rezultate të mira në javët e ardhshme.