Skuadra e Kosovës s Dusseldorfit me padurim presin fillimin e edicionin e ri në Bezirksliga.
Kuqezinjtë zhvilluan ndeshjen e fundit miqësore, duke dëshmuar se janë gati për sfidat e reja.
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Solingen.
Një ndeshje miqësore interesante dhe me shtatë gola të shënuara.
“Ndeshja e fundit në parapërgatitje përfundon me fitore për ekipin tonë me golat e shënuar nga Ferdi Acar (24’), Resul Ahmeti (30’) Derman Disbudak (68’) dhe Naser Ilazi (83’)
Faleminderit për përkrahje dhe shihemi të dielën tjetër ku edhe fillon sezoni i ri në Bezirksliga”, njofton FC Kosova me president Bujar Neziri.