Futbollisti shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati, i cili është formuar si lojtar te Shkëndija e Tiranës, ka shënuar gol për skuadrën e MOL Fehervarit në kampionatin hungarez në duelin ndaj Ferencvaroshit, që përfundoi me rezultatin 3-5 për miqtë.
Goli i Kastratit nuk e ka ndihmuar ekipin e tij ta shmangë disfatën.
Ky duel ishte i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit hungarez dhe i pari për këtë sezon për sulmuesin 24-vjeçar.
Kjo ishte humbja e dytë në dy javë për MOL Fehervarin e Kastratit.