Sulmuesi 23-vjeçar transferohet tek ekipi i Superligës turke!
Futbollisti Renaldo Cephas nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Shkupit.
Nga ky klub bëjnë të ditur se rrugët e tyre janë ndarë me sulmuesin, ndërsa kanë shprehur edhe faliminderimet për kontributin e tij.
Cephas do të vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Turqisë në ekipin e Ankaragucu. 23-vjeçari nga Xhamajka, shkëlqeu me skuadrën shqiptare të Shkupit, teksa sezonin e kaluar, në 29 ndeshje në kampionat, arriti të shënonte plot 11 gola. Vlera e kartonit të sulmuesit në “Transfermark” është 600 mijë euro..