Sezonin e ri në elitën e futbollit maqedonas Sruga Trim Lum e nisi në stilin e kampionit, pasi fitoren nuk e diskutuam në asnjë moment përballë skuadrës së Gostivarit.
2:0 rezultati përfundimtarë i këtij takimi ndaj Gostivarit, në ndeshjen e zhvilluar në qytetin e bukur të Strugës, aty ku sot në tribuna të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i tifozëve.
Golat: M. Radeski 22’, S. Jaroviç 90+1’.
Struga Trim Lum: V. Qoshevski, M. Neziri, S. Radiç, B. Krivanjeva, H.Ukpa (E. Maliqi), B. Bojku, J. Kaba (H. Tairi), V. Zguro; B.Shabani (A. Kasami), M. Radeski (M. Mazrekaj), B. Ibraimi (S. Jaroviç).