Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi ka pësuar humbje në finish me rezultat 2:1 nga OFK Petrovac.
Futbollisti Ilir Camaj në minutën e 49-të kaloi në epërsi vendasit.
Pak kush e ka pritur se OFK Petrovac në finish do ta përmbysin epërsinë e Deçiqit.
Peroviq në minutën e 77-të dhe Zvrko në atë të 90+2, shënuan për fitoren e Petrovacit.
Duket se Deçiqi po e penalizon edhe zhvillimi i ndeshjeve si vendas jashtë Tuzit, sot ka luajtur në fushën e OFK Titogradit në Podgoricë.
Pas javës së tretë Petrovac kryeson me 7 pikë dhe Deçiqi bie në vend të shtatë me 3 sosh por kjo e fundit ka një takim me pak të zhvillua në kampionatin malazez.