Sot pasdite në Strugë është luajtur ndeshja ndërmjet Strugës TL dhe Gostivarit e cila ka përfunduar me rezultat 2:0 për kampionin.
Para fillimit të takimit, një gjest i bukur nga mysafirët, të rikthyer në ligën elitare maqedonase.
Përfaqësuesi i Gostivarit edhe zyrtarisht, me një dhuratë për presidentin e Strugës TL, Arbtrim Qira, i ka uruar struganët për titullin e fituar sezonin e kaluar dhe i ka uruar verë të gjatë evropiane.
Mirëpo, përkundër kësaj lëvizjeje të bukur të mysafirëve, kampioni nuk pati mëshirë dhe i mposhti me rezultat 2:0.