Ylber Ramadani firmosi më 3 gusht kontratën më të rëndësishme të karrierës së tij.
Mesfushori shqiptar është transferuar te Lecce me të cilët do të luajë në Serinë A sezonin e ardhshëm.
Lojtari gjendet në formë të përkryer fizike, teksa është bërë menjëherë pjesë e formacionit të vedhekuqve.
Ramadanit i kanë mjaftuar vetë tre ditë me Leccen për të zënë vendin e titullarit.
Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka bindur trajnerin dhe e nis nga minuta e parë ndeshjen e sotme miqësore kundër Kadizit.