Roy Keane beson se Arsenali ka paguar shumë për mesfushorin, Declan Rice.
Arsenal ka paguar 105 milionë funte për shërbimet e futbollistit, i cili ishte pjesë e West Hamit.
Por ish futbollisti i njohur mendon se Rice vlen më pak.
"Padyshim kanë paguar shumë për të. Ai sigurisht nuk vlen mbi 100 milionë funte, Declan Rice, por një lojtar vërtet i mirë. Ne do të kuptojmë gjatë dy viteve të ardhshme se sa i mirë është Declan", ka thënë ai.
Ish-futbollisti i West Hamit, i cili ka luajtur për zinxhirin e moshave tek Irlanda, deri më tash ka bërë dyzet e tri paraqitje me Anglinë.