Inter Miami ka ndërprerë kontratën me Nick Marsman, portierin holandez 32-vjeçar.
Kujtohet se futbollisti e vuri në dyshim publikisht nënshkrimin e Leo Messit.
“Personalisht, mendoj se klubi nuk është i përgatitur për ardhjen e Messit.
Ne kemi një stadium të përkohshëm, njerëzit mund të hyjnë në fushë, ne shkojmë në stadium pa siguri.
Shpresoj që ai të vijë, por nuk mendoj se klubi është i përgatitur”, tha ai në atë kohë për ESPN.
Duhet të theksohet gjithashtu se Nick Marsman kaloi një moment të vështirë, pasi u pickua nga një merimangë helmuese. Ai u shtrua në spital për tri ditë, por tani është jashtë çdo rreziku për jetën.
Në tre vjet tek Inter Miami, portieri ka regjistrurar në total 30 paraqitje.