Telenovelës verore të Harry Kane tani i ka ardhur fundi, të paktën sipas “Daily Mail”.
Sipas asaj që raportohet nga ky medium, sulmuesi i Tottenhamit ka vedosur një afat për të ardhmen e tij, një datë përfundimtare, e cila skadon të dielën.
Kane dëshiron të zgjidhë gjithçka deri në fund të javës, kur fillon Premier League. Sulmuesi është i qartë me palët: ose Bayern Munich do të gjejë një marrëveshje totale me Tottenhamin deri të dielën, ose edhe sezonin e ardhshëm kapiteni i Anglisë do të mbetet në Londër, me fanellën e Spurs.
Diferenca mes ofertës dhe kërkesës është plot 29 milionë euro.
Oferta e parë, në qershor, ishte 70 milionë plus bonuse, e cila më vonë u përmirësua në qershor në rreth 99 milionë euro, ende e konsideruar si e pamjaftueshme.
Drejtuesit e klubit londinez synojnë, sipas gazetës britanike “The Independent”, të marrin një shumë që tejkalon 120 milionë euro për të liruar sulmuesin.
Kujtojmë që Harry Kane është i lidhur me klubin londinez deri në qershor të vitit 2024.