Napolin e ndjek fati i keq në stërvitje

Futboll

Napolin e ndjek fati i keq në stërvitje

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:41
Pamje nga stërvitja

Stërvitja e ditës së sotme nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Napolin.

Kampionët e Italisë janë detyruar që të bëjnë stërvitje në dy grupe për shkak të dëmtimeve të mëparshme ndërkohë që sot është shtuar numri i tyre.

Viktor Osimhen ka shqetësuar jo pak stafin mjekësor të Napolit duke qenë se në përfundim të stërvitjes ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shembje të kaviljes dhe lojtari do të duhet që të qëndrojë jashtë fushe për disa ditë.

Ndërkohë, probleme muskulore ka ndjerë edhe Rrahmani.

Mbrojtësi shqiptar ka kërkuar ndihmën mjekësore pak pasi nisi stërvitja ndërkohë që gjendja e tij do të vlerësohet gjatë orëve në vazhdim.

Sakaq, ditën e sotme janë stërvitur të ndarë nga grupi edhe Mario Rui, Gaetano dhe Kvaratshkelia që një pjesë e kanë kryer me ekipin dhe një pjesë tjetër individualisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat