Një i vdekur nga thika, një tifoz i AEK-ut dhe dhjetë të tjerë të plagosur, si dhe dhjetëra të arrestuar, është rrëfimi i ngjarjeve të rënda të shkaktuara nga huliganët e Dinamo Zagrebit në New Filadelfia në orët e vona të së hënës.
Sipas shifrave të para, mbi 100 tifozë të organizuar të Dinamos, pavarësisht se lëvizja e tifozëve nga Kroacia është ndaluar në prag të ndeshjes së futbollit mes dy skuadrave në stadiumin “OPAP Arena”.
Bilanci i sherrit është i jashtëzakonshëm pasi janë përfshirë mbi 400 vetë. Në total, janë arrestuar 82 tifozë kroatë, 1 gjerman, 1 shqiptar, 1 boshnjak dhe 12 grekë.
Ndërkohë, në spital kanë përfunduar 8 tifozë nga të cilët, 5 janë greke dhe 3 kroatë, teksa fatkeqësisht edhe një tifoz grek ka ndërruar jetë.