Lajm i keq nga infermieria e Chelsea-t.
Klubi anglez njoftoi në faqen zyrtare se blerja e merkatos së verës, Christopher Nkunku, ka pësuar një dëmtim serioz në gju dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.
Sulmuesi iu nënshtrua një operacioni në Çikago në orët e fundit dhe do të qëndrojë fushës për gjashtëmbëdhjetë javë ose katër muaj.
I blerë te Leipzigu, Nkunku nuk pati mundësi të debutonte zyrtarisht me blutë.
Dëmtimi i tij rrezikon të ndryshojë planet e merkatos së Chelsea-t, që mund t’i shtojë kështu një element të ri sulmit.
Sulmuesi i Juventusin, Dushan Vllahoviç mbetet alternativa kryesore.