“Telenovela” e Kylian Mbappé po arrin kufij të padyshimtë. Tensioni mes palëve të përfshira është më se i dukshëm, gjithçka varet nga një fije peri.
Mirëpo, Jorge Valdano nuk e ka humbur mundësinë që me deklaratat e tij të fundit “të sigurojë” në një farë mënyre tifozët e Real Madridit:
“Nëse njerëzit janë akoma të zemëruar me të, mos u shqetësoni, do ta marr personalisht atë në aeroport”.
Valdano u pyet në një bisedë në selinë e Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol), por pavarësisht dëshirave personale të forta që Mbappé të vijë te Real Madridi, ai tha: “Për momentin nuk është një rast. Për momentin është një rast jo. Shpresoj që të bëhet rast optimal”.
Tifozët madrilenë janë shprehur të pakënaqur me sulmuesin francez, i cili edhe pse nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me PSG dhe një vit, synon të zbatojë një klauzolë besnikërie prej 40 milionë eurosh, e cila u aktivizua më 1 gusht.
Një luftë që e ka bërë atë të largohet nga klubi parizien, ndërkohë që menaxherët studiojnë alternativat ligjore për të shmangur pagesën e atij bonusi besnikërie dhe që ka mjegulluar qasjet e shtypit botëror, që garantonte kalim të afërt te Real Madridi.