Botërori i Femrave në Zelandë të Re dhe Australi ka luajtur sfidat e saj të fundit të fazës së 1/8-ave, me 8 skuadra që janë kualifikuar në çerekfinale.
Kolumbia u mjaftua me vetëm një gol për të kaluar Xhamajkën. Ishte Usme në minutën e 51’ që i dha kualifikimin historik skuadrës latine.
Në takimin tjetër, Franca mundi pa shumë lodhje Marokun me rezultatin 4-0, duke e dominuar takimin nga fillimi në fund.
Sfidat që do të luhen në çerekfinale janë: Spanjë-Holandë, Japoni-Suedi, Australi-Francë dhe Angli-Kolumbi.