Futbollisti Ermal Saiti ka firmos kontratë profesionale deri në vitin 2026, me klubin e futbollit Voska Sport nga Ohri që në sezonin e ri 2023/2024 është pjesë në elitën e futbollit maqedonas.
“Është një ditë e madhe për mua dhe familjen time pasi djersa e derdhur deri tani rezultoi me firmosje të kontratës profesionale me një klub të madh siç është KF Voska Sport.
Jam i privilegjuar që do jem pjesë e këtij klubi që me hapa të sigurta po hapëron në futbollin vendor.
Unë premtoj se gjithmonë do të japi më të mirën nga vetja ime që të jem pjesë e formacionit më të mire në ekipin e Voska Sport” deklaroi futbollisti, Ermal Saiti i cili nga dita e sotme është futbollist profesionist.
Ermal Saiti ka lindur më 17 janar 2006 në Tetovë, hapat e para i ka filluar të shkolla e futbollit Renova, si talent i dalluar i futbollit dy vite ishte pjesë e Akademisë së futbollit në FFM, në moshën 15 vjet e gjysmë ai u inkuadrua në ekipin e pare të klubit të futbollit Renova të Xhepçishtit, ndërsa ka qenë edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut te gjenerata e lindur në vitin 2006.