Olimpia e Lubjanës kafshatë e lehtë për gjigantin turk, Galatasaray, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 3:0, në takimin e parë të rrethi të tretë të kualifikueseve në Champions League.
Futbollistët e skuadrës turke treguan lojë të mirë dhe në Lubjanë morën rezultatin e thellë.
Ky rezultat për skuadrën sllovene është katastrofë për faktin se ka shpresa minimale për ndonjë mrekulli në Stamboll.
Golat i realizuan Akturkoglu (9'), Mertens (68') e Dervisoglu (90+1').