Nëse kualifikohet përballë letonezëve të Valmieras, pengesa e fundit për Partizanin për të mbërritur në grupet e Conference League, do të jetë humbësi i çiftit Astana (Kazakistan)-Ludogorets (Bullgari).
Dy skuadra që zhvilluan sot duelin e parë mes tyre në raundin e tretë të Europa League.
Vendasit e Astanës fituan 2-1, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës “play-off” në Europa League.
Noah Sundberg kaloi të parët në avantazh skuadrën bullgare, por Astana përmbysi gjithçka falë golave të Zarko Tomasevic dhe Aleksandr Marochkin.
Dueli i kthimit do të zhvillohet të enjten e 17 gushtit në “Huvepharma Arena”, stadium ku Ballkani humbi 4-0 duke u eliminuar nga Ludogorets në raundin e parë të Champions League.