Sipas “stopandgoal.net”, Jorginho ka thënë “po” për një rikthim të tijin në kampionatin italian.
Një rikthim për të cilin është folur edhe në javët e kaluara, me Juventus-in dhe Lazio-n të interesuara. Megjithatë, një pengesë është krijuar nga rroga e lartë e futbollistit.
Një problem që mund të zgjidhet tani. Në fakt, sipas të njëjtit burim, Jorginho duket se ka pranuar ta shtrijë rrogën e tij në më shumë sezone. Një gjest ky që mund të vulosë kthimin e italo-brazilianit në Serinë A.
Po tecili klub? Lazio është akoma në kërkim të një regjisori dhe Sarri do të ishte më shumë se i lumtur të ribashkohej me një nga lojtarët e tij të preferuar.
Diçka në mesfushë mund të bëjë edhe Juventus-i, edhe pse strategjia e Giuntoli-t bazohet më shumë te lojtarë të rinj sesa ekspertë si Jorginho.
Ndërkohë, drita jeshile nga lojtari ka ardhur: rrogë më e ulët me një kontratë më të gjatë për të shkelur përsëri në fushat e Serisë A.