Real Madrid është gati ta marrë Kylian Mbappe këtë verë.
Sipas së përditshmes franceze L’Equipe, Los Blancos kanë gati një ofertë prej 180-200 milionë eurosh për Paris Saint-Germain.
Por në fillim ylli francez duhet të bëjë diçka për madrilenët.
Bëhet fjalë për një deklaratë publike lamtumire nga PSG, gjest që Kylian po e shmang prej vitesh dhe që as këtë herë duket se nuk është gati ta bëjë.
Megjithatë, duket se operacioni do të realizohet në fund.
Edhe pse Mbappe nuk është më i mirëpritur në Paris, si nga tifozët ashtu edhe nga klubi.