Napoli në sulm dhe për “yllin” e La Liga

Futboll

Napoli në sulm dhe për “yllin” e La Liga

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 14:28
Zambo-Anguissa

Pas fitimit të “Scudetto”-s, gjë e cila nuk kishte ndodhur prej 33 vitesh,

Napoli tashmë duket se po shfrytëzon merkaton e verës, për të rifreskuar skuadrën në disa pika, me transferimin e parë të verës, që ishte mbrojtësi brazilian, Natan, i cili erdhi si zëvendësues i koreano-jugorit, Kim Min-Jae, me këtë të fundit që u transferua te “bavarezët” e Bayern Munich.

Braziliani duket të ketë qenë vetëm transferimi i parë për këtë merkato vere, pasi mesditën e kësaj të mërkure,

Presidenti De Laurentiis ka arritur të sigurojë shërbimet e një tjetër lojtari, kësaj radhe në repartin e mesfushës, ku shumë shpejt priten largime, si i Piotr Zielinski.

Për të zëvendësuesuar kamerunasin, Zambo-Anguissa, i cili momentalisht është i dëmtuar dhe në janar do të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës, Presidenti i “bluve” arriti të transferojë në stadiumin “Diego Armando Maradona”,

23-vjeçarin suedez të mesfushës, Jens Cajuste, nga francezët e Reims për shifrën e 12 milionë eurove.

Mirëpo, duket se Napoli nuk do të ndalet me kaq, pasi objektivi i radhës për mesfushën është talenti spanjoll i Celta Vigo, Gabri Veiga.

Fillimisht “napoletanët” bënë një ofertë prej 30 milionë eurosh për 21-vjeçarin, duke mos arritur kështu as shifrën e klauzolës prej 40 milionë eurosh e për këtë arsye spanjollët i refuzuan “blutë”.

Megjithatë, pavarësisht refuzimit të parë, “blutë” duket se janë në rrugën e duhur për gjetjen e një marrëveshjeje.

Presidenti De Laurentiis dëshiron të “shfrytëzojë” marrëdhëniet e mira që ka më teknikun Rafael Benitez, tashmë trajner i Celta Vigo, për të siguruar shërbimet e spanjollit për shifrën e 36 milionë eurove, paketë kjo e cila do të ndahet në modulin 32 milionë euro bazë dhe 4 milionë të tjera shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat