Ekzaminimet mjekësore dhe inçizimet e kryera japin diagnozën e dëmtimit të Florent Ramadanit.
Mesfushori 22 vjeçarë ka pësuar plasaritje të tibijes (ashti i këmbës poshtë gjurit) dhe për rikuperim nevojiten prej 4 deri më 6 javë varësisht prej zhvillimit të dëmtimit.
Këmba e Ramadanit tashmë është futur në gjips, me çka ka nisur menjëherë fazën e rikuperimit.
Florent Ramadani u dëmtua në takimin Voska-Shkëndija (0:1) të dielën në Ohër, ndërsa duhej ta braktisë fushën pas vetëm 30 minutave lojë.