Guardiola bind Walker-in, Bayern-i e mban Pavard-in!
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel ishte i bindur se do të transferonte Kyle Walker nga Manchester City gjatë kësaj verë.
Transferimi i mundshëm i anglezit tek ‘Bavarezët’ do t’i hapte rrugën largimit të Benjamin Pavard, megjithatë, menaxheri i Cityt, Pep Guardiola e bindin Walker-in të qëndrojë tek kampionët në fuqi të Anglisë, të paktën edhe një sezon.
Kjo situatë tashmë ka ndryshuar planet edhe tek Bayern Munich. Sipas “Kicker”, Bayern Munish nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Benjamin Pavard.