Vëllaznimi i kushton rëndësi të madhe moshave të reja, të cilat në të ardhmen do të jenë bazë e fortë për klubin.
Trajneri Egzon Nezaj punon me përkushtim me djelmoshat e Vëllaznimit U19 nga Gjakova.
“KF Vëllaznimi U19, sot ka mbajtur stërvitjen e parë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri të kësaj grupmoshe, Egzon Nezaj.
Pas organizimit të Klubit, sot në stadiumin sintetik në Shkugëz është mbajtur seanca e parë stërvitore për juniorët.
Liga e parë e Juniorëve do të fillojë me 26 gusht.
KF Vëllaznimi ndeshjen e parë do ta zhvilloj si vendas ndaj FC Prizrenit”, njofton KF Vëllaznimi.