Skuadra malazeze Buduçnosti dhe ajo shqiptare Deçiqi i Tuzit, do të luajnë ndeshjen e mbetur të javës së dytë në Kampionatin e Malit të Zi.
Ballafaqimi luhet sonte në orën 20.00 në Podgoricë,
“Tradicionalisht nuk është një nga derbit më të mëdhenj në Mal të Zi, por vitet e fundit është bërë i tillë.
Është koha për një tjetër betejë futbollistike mes Buduçnostit dhe Deçiqit, skuadrat që do të ndjekin të dy trofetë vendas këtë sezon”, shkruan media malazeze “Vijesti”.
“Ne kishim plane të tjera, donim të punonim më shumë këtë javë, por orari është i tillë që duhet ta luajmë këtë lojë”, tha trajneri i Buduçnostit, Mlladen Milinkoviq.
"Sidoqoftë na pret derbi, i cili është gjithmonë i paqartë, këto janë ndeshje nga të cilat pritet shumë, sidomos kur të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha në kampionat. Shpresoj që të bëjmë një lojë të mirë", ka shtuar Milinkoviq.
E mysafiri nga Tuzi dëshiron të luajë një tjetër ndeshje të mirë në fushën e Buduçnostit.
"Ne jemi të motivuar për ndeshjen kundër Buduçnostit dhe besojmë se mund t'i marrim tri pikë.
Megjithatë, do të jetë e vështirë si gjithmonë në Podgoricë", theksoi Kristijan Vulaj, futbollist i Deçiqit.
Në katër duelet e mëparshme të kampionatit mes këtyre skuadrave në Podgoricë, Deçiq festoi tri herë, në të fundit triumfoi Buduçnosti.