Ja kush kuotohet favorit në duelin Valmiera - Partizani!
Partizani është favorit ndaj Valmierës.
Ky është parashikimi i kompanive të basteve, që shohin fitoren e të kuqve si versionin më të mundshëm për ndeshjen e së enjtes, pavarësisht se sfida luhet në Letoni.
Kështu, fitorja e Partizanit kuotohet me 2.35, kundrejt 2.8 të triumfit të Valmierës.
Ndërkohë, koeficienti për barazimin është 3.2.
Sfida e nesërme mes letonezëve dhe Partizanit në orën 19:00 do të transmetohet në “MCN TV”.