Enis Gavazaj është përforcim i ekipit të Drenicës së Skenderaj.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi kuq e zi.
Synimet e Drenicës janë rikthimi në elitën e futbollit të Kosovës.
“Futbollisti Enis Gavazaj është lojtari më i ri i KF Drenica.
Marrëveshja mes drejtuesve dhe lojtarit është arritur ditë më parë dhe Enis Gavazaj do të bartë fanellën e KF Drenica për edicionin 2023/24.
Mesfushori i cili luan edhe rolin e sulmuesit të krahut, është bashkuar me ekipin në seancat stërvitore dhe do të jetë në dispozicion të ekipit që nga ndeshja e parë.
Gavazaj më parë ka luajtur për ekipe të njohura nder to KF Skënderbeu Shqipëri, Kukësi, Dinamo Minsk, KAA Gent në Belgjikë, KSV Roeselare (Belgjikë) e shumë ekipe tjera”, njofton KF Drenica.