Kampioni aktual Buduçnostit i Podgoricës dhe skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ndahen baras (1:1), në ndeshjen e mbetur të javës së dytë të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.
“Ndeshja u ndërpre për dhjetë minuta për shkak se tifozët “e kaltër” ofenduan mysafirët”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.
Fyerje të turpshme ndaj shqiptarëve! “Një foto e shëmtuar nga tribuna, edhe një herë tifozët e Buduçnostit ofenduan mysafirët, përsëri u dëgjua shiptare...”, shkruan mes të tjera.
Për fat të mirë ndeshja vazhdoi pas minutës së 60-të, pas një sherri në fushë.
Tifozët e Buduçnostit më pas filluan të shajnë, mbështetësit e udhëtuesve nga tribuna perëndimore e u konfliktuan me sigurimin dhe policinë.
Fatmirësisht përfundoi shpejt, pas dhjetë minutash loja rifilloi dhe kjo është e vetmja pozitive.
Deçiqi kaloi në epërsi në minutën e 24-të
Topi qarkulloi rreth zonës së penalltisë së Buduçnostit, Augusto Çagas dhe nuk mendoi shumë me një goditje precize nga mbi 20 metra, 0:1 për Deçiqin.
Tetë minuta pas golit, Buduçnosti barazoi rezultatin me golin e Vasilije Axhiq.
Buduçnosti - Deçiqi 1:1 (1:1)
Podgoricë
Shikues: 1700.
Gjyqtar: Predrag Radovanoviq (Podgoricë).
Shënues: Axhiq në minutën e 32-të për Buduçnostin dhe Augusto në minutën e 24-të për Deçiqin.
Buduçnosti: Pavliçiq, Ignjatoviq, Rahovac (Vukotiq 90+1’), Vl. Axhiq, Gasheviq, Mirkoviq, Va. Axhiq, Bërnoviq, Gjuriçkoviq, Grbiq (Mujan 58’), Mrvaleviq (Bojoviq 75’).
Deçiqi: Nikiq, Dreshaj, Miliq, Ujkaj, Gjelaj, Augusto, Bozhoviq (Vulaj 89’), Gjolaj, Vushuroviq (Stijepoviq (75’), Sharkiç, Camaj (Patrik 81’).