Ndeshja e parë e Gjilanit në sezonin e ri nuk do të fillojë me kohë.
Para pak javësh Gjilani luajti në garat evropiane, por tani nuk është në gjendje t’ia nisë sezonit me kohë.
Gjilani kishte përballë ekipin e inkuadruar në Superligë, Fushë Kosovën, por kjo ndeshje është shtyrë.
“Komisioni i Garave pas shqyrtimit dhe analizës së kërkesës së SC Gjilani, për shkak të gjendjes në këtë klub dhe problemet me të cilat po ballafaqohet me fillimin e garave, vendosi që ndeshja e javës së parë: KF Fushë Kosova – SC Gjilani të shtyhet.
Ajo do të zhvillohet në terminin e parë të mundshëm”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kujtojmë se nga Gjilani janë larguar futbollistët kryesorë dhe nuk dihet nëse ky ekip do t’i nis garat në edicionin e ri.