Yann Sommer e nis me gafë përvojën e tij si zikaltër vetë pak ditë pasi u prezantua që blerja e re e Interit.
Portieri zviceran e nisi titullari miqësoren e sotme përballë Salzburgut në “Red Bull Arena”, e fituar 3:4 nga Interi.
Vetëm pak çaste pasi Konate i Salzburgut goditi mbi traversë në ekzekutimin e një 11-metërshi, Zommer, në tentativë për të bllokuar një aksion të kundërshtarëve ia dhuron topin pikërisht sulmuesit Kanote, që me portëm e boshatisur e dërgon topin në rrjetë.
Vjen shpejt barazimi Interit falë autogolit të Pavlloviq në të nëntën minutë.
Interi kaloi në epërsi me de Vrij në të 25-tën, pas një rreshtimi të gabuar të mbrojtjes vendëse.
Nuk vonon shumë dhe barazon Kanote me golin e dytë personal.
Pas para se të mbyllej pjesë e parë Correa rikthen me kokë epërsinë e Interit.
Sapo nisi fraksioni i dytë, Baidoo i Salzburgut kthen ekuilibrat në rezultat, 3-3.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt vjen goli i fitores së Interit i shënuar nga Sensi.