Reprezentuesi francez, Ousman Dembele gjendet në Paris për të përmbyllur njëherë e mirë marrëveshjen me parisienet.
Gazeta franceze “L’Equipe” raporton se sulmuesi 26 vjeçar sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Poashtu do të nënshkruajë kontratë për 5 sezonet e ardhshme me Paris Saint-Germain.
Poashtu, trajneri i PSG-së, Enrique mund të llogarisë në shërbimet e tij të shtunën në ndeshjen kundër Lorient në kuadër të javës së parë të Ligue 1.