Byerni i Mynihut vë në alarm Milanin.
Kampionët e Gjermanisë synojnë t’i “vjedhin” ekipit kuqezi portierin Mike Maignan!
Të paktën kështu shkruajnë gazetarët e “Sport Bild”, duke shpjeguar sesi portieri francez i Milanit është aktualisht në mesin e dy kandidatëve kryesorë për portën e klubit të madh gjerman (kandidati tjetër është Diogo Costa (23 vjeç), në pronësi të Portos).
Problemi themelor është situata e paqëndrueshme e Manuel Neuer, i cili ka vënë në pah problemet e mëtejshme me këmbët dhe rikthimi i të cilit është ende i mbështjellë në pasiguri.
Kështu portieri 28-vjeçar i Milanit mund të përfaqësojë një profil të fortë për portën Bayernit.