Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, “Al-Hilal” thuhet ka mbetur i befasuar pas vendimit të Romelu Lukakut për të refuzuar ofertat e shumta teksa ai pret kalimin te Juventusi.
Bisedimet mes Çellsit dhe “Bianconerëve” arritën një pikë pengese pasi u shfaqën raporte se skuadra angleze kishte vendosur të hiqte dorë nga ideja e nënshkrimit të Dushan Vlahoviçit në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi, të pakënaqur me hendekun prej 20 milionë eurosh në vlerësim.
Pavarësisht kësaj, Juventusi është ende i interesuar për nënshkrimin e Lukakut këtë verë, edhe nëse tifozët i bënë të qarta ndjenjat e tyre pas ndeshjes miqësore me skuadrën e Juventus-Next Gen, ku protestuan kundër nënshkrimit të sulmuesit belg.
Një e treta mund të dërgohet në shtator, pas mbylljes së afatit kalimtar evropian, nëse ai mbetet ende te Çellsi. Sulmuesi belg 30-vjeçar ishte i qartë me synimet e tij, duke dashur të vazhdojë karrierën e tij në Itali.
Ai tani është duke pritur që Juventus të arrijë një marrëveshje me Çellsin, por gjërat do të jenë më të vështira tani që Vllahoviç duket se është jashtë tavolinës.
Të dy klubet do të takohen të hënën ose të martën javën e ardhshme, të etur për arritur një marrëveshje të pranueshme sa më shpejt të jetë e mundur.