Fiorentina nuk ka në plan të mbajë në skuadër sulmuesin serb Luka Joviç. Ish-sulmuesi i Real Madridit duket se nuk i ka bindur drejtuesit e skuadrës për ta mbajtur në skuadër, aq më tepër duke menduar se paga e tij arrin në 5 milionë euro në sezon.
Kështu, klubi i ka komunikuar se dëshiron ta shesë në këtë merkato vere.
Vetë lojtari e ka pranuar vendimin e klubit, ndërkohë që gjërat janë të ndërlikuara sa i përket kontratës.Veç pagës 5 milionë euroshe, kartoni i tij mbahet në 50% nga Reali dhe në rast se Fiorentina e shet, atëherë Reali do të përfitojë 50% të vlerës së transferimit.
Për këtë, klubi i ka kërkuar ndihmë menaxherit shqiptar, Fali Ramadani. Luka Joviç menaxhohet pikërisht nga kompania e shqiptarit, që tashmë duhet të japë një zgjidhje për të ardhmen e futbollistit.