FC Ballkani ka konfirmuar transferimin e sulmuesit algjerian Walid Hamidi.
Sulmuesi algjerian i bashkohet kampionëve në fuqi të Kosovës pas aventurës dy vjeçare te FC Shkupi.
26-vjeçari që luan në rolin e sulmuesit të krahut në 70 ndeshje zyrtare ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë për Shkupin.
"Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Fc Shkupin, për transferimin e sulmuesit algjerian, Walid Hamidi.
Futbollistit i dëshirojmë suksese në fanellën e kampionit të Kosovës, drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta. Na priftë e mbara", njofton FC Ballkani.