Boca Juniors është emri i fundit që ka dalë në skenë për të ardhmen e Sergio Ramos.
Pasi firmosën me Edinson Cavani, drejtuesit e klubit historik nga Argjentina, po tentojnë të bindin edhe ish-kapitenin e Real Madrid dhe futbollistin qe se fundmi u lirua me parametra zero nga PSG.
Qedërmbrojtësi, i cili fitoi gjithçka me Realin dhe Spanjën, e ka të fiksuar në kokë për t’u rikthyer te Sevilla. Skuadrën e tij të zemrës ku nisi karrierën si futbollist.
Shtypi spanjoll shkruan se 37-vjeçari, i cili doli i lirë pasi kaloi dy sezone me PSG-në në Francë, është gati të ulë ndjeshëm pagën sezonale. Për të luajtur sërish në “Sanchez Pizjuan”.
Një ndër stadiumet më të zjarrta në Spanjë.
15 milionë euro neto në sezon fitonte Ramos në Ligue 1, por ai ua ka bërë të qartë drejtuesve të Sevillas se pranon të firmosë për një pagë fikse disa herë më të ulët dhe në kontratë të aktivizohen shumë bonuse në lidhje me numrin e ndeshjeve dhe jo vetëm.
Sergio Ramos debutoi në vitin 2004 me ekipin e parë të Sevillës.
Një sezon pozitiv me andaluzianët ndikoi që Reali ta blinte në verën e një viti më vonë për 27 mln euro. “Do të rikthehem një ditë, dua ta mbyll karrierën te Sevilla“, premtoi disa vite më parë një nga mbrojtësit më të fortë në histori.