Chelsea ka njoftuar se Reece James është bërë kapiteni i ri i skuadrës.
Futbollisti 23-vjeçar është i diplomuar tek Chelsea pasi përfundoi në akademinë e klubit në moshën 6-vjeçare.
James bëri 147 paraqitje zyrtare për ekipin e parë të Chelsea.
Në to, futbollisti shënoi 11 gola dhe 20 asistime për shokët.
Kujtojmë se më herët shiritin e kapitenit te Chelsea e mbante Cesar Azpilicueta.
Në korrik, spanjolli u transferua në Atletico Madrid.
Chelsea do të përballet me Liverpoolin në javën e parë të sezonit të ri të Premier League. Ndeshja do të zhvillohet të dielën më 13 gusht.