Chelsea përgatit goditjen e bujshme të trefishtë

Futboll

Chelsea përgatit goditjen e bujshme të trefishtë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:38
Pochettino

Pas sezonit më të keq të viteve të fundit, Chelsea kërkon të rikthehet në majë dhe nuk ka ndërmend të kursehet për të arritur qëllimin.

Përveç blerjeve të bëra deri tani, drejtuesit e klubit londinez mund t’i dhurojnë shumë shpejt trajnerit Pochettino tre përforcime të tjera. Më saktësisht tre goditje për mesfushën, për një total prej 170 milionë sterlinash.

Siç ka bërë të ditur The Guardian, shpenzimi më i rëndësishëm ka të bëjë me Moises Caicedo-n. Chelsea e kërkon prej kohësh lojtarin e Brighton-it dhe, pas takimeve të zhvilluara këtë javë, duket se është shumë afër marrëveshjes për 100 milionë sterlina.

Mund të arrihet një marrëveshje edhe për Romeo Lavia të Southampton (janë ofruar 48 milionë sterlina) dhe Tyler Adams të Leeds (është paguar klauzola prej 20 milionësh).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat