West Hami e bën 25-vjeçarin meksikanin më të shtrenjtë!
West Hami zyrtarizoi këtë të enjte blerjen e mesfushorit 25-vjeçar meksikan, Edson Álvarez.
Lojtari vjen nga Ajaxi (Holandë) për 38 milionë euro dhe ka nënskruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, duke u bërë kështu meksikani më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
“Premier League është një ligë speciale, më e mira në botë dhe mendoj se stili im do t’i përshtatet këtij kampionati. Tani kam një përgjegjësi ndaj West Hamit dhe do të jap absolutisht gjithçka për këtë fanellë”.