Skuadra e futbollit Ferizajt vazhdon me përforcime për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Ferizaj i ka synimet e qarta me kryetrajnerin Ismet Munishi, rikthimin në. elitë.
“FC Ferizaj sot ka arritur marrëveshje me sulmuesin 22-vjeçar, Ali Babaei.
Kontrata e nënshkruar me Babaein e mban vulën për periudhën 2-vjeçare.
Ai është një sulmues tipik, që depërton nga krahët dhe ka goditje shumë të fuqishme.
Së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke, Ankara Keciorengucu, ndërsa ka qenë edhe pjesë e kombëtares iraniane për grupmoshat U18.
Pas nënshkrimit të kontratës, Babaei është shprehur i lumtur që do jetë pjesë e FC Ferizajt, duke premtuar angazhim maksimal dhe bindje të plotë për arritjen e objektivave të klubit”, njofton FC Ferizaj.