Ndonjëherë edhe negociatat që duken të pamundura mund të kenë një kthesë që i lë të gjithë të habitur.
Një nga këto mund të jetë ajo që do të largonte Aleksis Salemakersin nga Milani.
Nevojiten 10-15 milionë dhe oferta, sipas disa mediave angleze, mund të vijë nga Uolverhemptoni. “Ujqërit” janë klubi i pari që po lëviz për të provuar të nënshkruajë me anësorin belg.
Kuqezinjtë kanë një organikë shumë të gjerë, e cila duhet të zvogëlohet përpara sezonit të ardhshëm, ndaj edhe Salmakers duket i prirur për largim, pasi edhe në rend hierarkik ka humbur shumë pozicione.